UBT News

Aktorja e njohur largohet nga Twitteri pas lajmeve se Elon Musk e bleu platformën

Jameela Jamil is pictured at The Theater at Madison Square Garden on May 15, 2019 in New York City.

Aktorja angleze, Jameela Jamil do të largohet nga rrjeti social Twitter pas lajmeve se Elon Musk e bleu këtë platformë.

Krijuesi i kompanisë Tesla e bleu me sukses platformën Twitter të hënën për afro 44 miliardë dollarë. Tani Twitter do të jetë kompani private.

Disa orë para njoftimit, miliarderi Musk u kërkoi “kritikëve të tij” të qëndrojnë në Twitter.

Përdoruesit e platformës reaguan pas shitjes, madje disa nga ta njoftuan se do të largohen nga platforma. Në mesin e tyre edhe ish-aktorja e “The Good Place”, e cila tha se do të largohet për shkak të frikës se si mjedisi do të ndryshojë nën pronësinë e Musk.

Aktorja publikoi disa fotografi, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: “Ah, ai e bleu platformën. Dua që ky të mbetet postimi im i fundit në Twitter”.

Ajo u shpreh e shqetësuar se mos propozimi i Musk për të inkurajuar fjalën e lirë do t’i sjellë edhe më shumë dëm platformës./UBTNews/

Exit mobile version