UBT News

Aktorja e njohur iraniane pozon pa shami

Një aktore e njohur iraniane ka publikuar një fotografi pa shami në Instagram në shenjë solidariteti me demonstratat antiqeveritare.

Taraneh Alidoosti, e njohur për rolin e saj në filmin fitues të çmimit Oscar, “The Salesman”, mbante një pankartë ku shkruhej “Gruaja, Jeta, Liria” në gjuhën kurde.

Është java e shtatë qëkur kanë nisur protestat pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim. 22-vjeçarja vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit në Teheran nën dyshimet se ka shkelur rregullat strikte të Iranit që u kërkojnë grave të mbulojnë flokët me hixhab ose shami islamike.

Alidoosti është një nga aktoret më të suksesshme të Iranit dhe ka më shumë se tetë milionë ndjekës në Instagram./UBTNews/

Exit mobile version