UBT News

Aktorja amerikane e mbajti “larg mediave” martesën

Uzo Aduba, ylli i serialeve “Orange Is the New Black” dhe “In Treatment” njoftoi se vitin e kaluar u martua me krijuesin e filmave, Robert Sweeting.

40-vjeçarja ndanu një fotografi me bashkëshortin e saj nga ceremonia e dasmës. Shtoi se ai “është gjëja më e mirë që i ka ndodhur” asaj.

“Për dikë mund të duket se po kalojmë jetën duke pritur për personin e veçantë. Zemra ime, dashuria ime – jam shumë e lumtur që jeta ime filloi me ty. Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur”, shkroi ajo mes tjerash.

Fituesja e trefishtë e Emmy-t u përmbyt shpejt me mesazhe urimi nga shumë prej 2.3 milionë ndjekësve të saj në Instagram dhe kolegëve të famshëm./UBTNews

Exit mobile version