Yllit të Hollywood-it, Tom Cruise iu vodh vetura e tipit BMW gjatë xhirimeve të filmit “Mission: Impossible 7”.
Sun pretendoi se vetura e përdorur nga Cruise ishte marrë nga jashtë Grand Hotel me mijëra paund mallra brenda.
Edhe Policia e West Midlands e konfirmoi rastin. Nga policia thonë se vetura u vodh në rrugën Church të martën dhe u gjet pas një kohe të shkurtër. Vetura u gjet në Smethwick. Pamjet e kamerave janë duke u shqyrtuar dhe hetimet vazhdojnë.

Raportohet se vetura BMW X7 ishte e parkuar në momentin kur ndodhi vjedhja./UBTNews