Aktori i njohur amerikan, Bruce Willis pranoi se ka bërë një gabim, pasi e larguan nga një barnatore në Los Angeles meqë refuzoi të mbante maskë.
65-vjeçari u fotografua duke hyrë dhe dalë nga një barnatore në Kaliforni pa maskë, të hënën.
“Ishte gabim në vlerësim. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe t’i mbani maskat”, shtoi ai.
Vitin e kaluar, kryebashkiaku Eric Garcetti prezantoi një masë që maskat mbrojtëse të fytyrës duhet të mbahen gjithmonë jashtë shtëpisë për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19, me përjashtime të caktuara, fëmijët nën moshën dy vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara të caktuara./UBTNews