UBT News

Aktori ukrainas ia dha jelekun e tij anti-plumb një fëmije para se të vritej

Ylli ukrainas i filmave, Pasha Lee ia dha jelekun e tij anti-plumb një fëmije në një gjest historik pak para vdekjes së tij, kanë pohuar mediat ukrainase.

33-vjeçari iu ndihmoi fëmijëve të largoheshin nga një shtëpi gjatë evakuimit në qytetin Irpin kur u vra nga bombardimet ruse, raportojnë mediat.

Lee, i njohur për aktrim, prezantim dhe dublim të zërit, u vra pranë Kievit në Ukrainë pasi zona përreth qytetit u pushtua më 6 mars.

Pesë ditë më parë Lee postoi një fotografi të tij me mjete ushtarake, në mbishkrimin e së cilës shkroi: “Le të bashkohemi”./UBTNews/

Exit mobile version