Aktori hollivudian, Sean Penn është në Ukrainë për të realizuar një dokumentar rreth përshkallëzimit të konfliktit atje.
Të enjten ai u shfaq në një konferencë për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ditën kur Rusia sulmoi Ukrainën.
Zyra e Presidentit të Ukrainës përmes një deklarate tha se Penn shkoi në Kiev për “t’i treguar botës rreth së vërtetës për pushtimin e vendit nga Rusia. Vendi ynë i është mirënjohës për guximin dhe sinqeritetin”.
Zelensky, i cili më parë ishte aktor profesionist para se të niste karrierën politike, ndau edhe një video prej takimit me Penn-in.
Revista Variety raportoi se Penn fluturoi drejt Ukrainës për të realizuar një dokumentar në bashkëpunim me Vice Studios në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Edhe në muajin nëntor Penn shkoi në Ukrainë, dhe u takua me forcat ukrainase teksa tensionet po rriteshin./UBTNews/