UBT News

Aktori refuzon ofertën e Jeff Bezos për të udhëtuar në hapësirë, kjo është arsyeja

Aktori i njohur amerikan Tom Hanks ishte i ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel dhe tregoi se si hodhi poshtë një ofertë nga themeluesi i Amazon dhe Blue Origin, Jeff Bezos për të shkuar në hapësirë.

“Kushtonte rreth 28 milionë dollarë. Është diçka e bukur po s’kam ndërmend të paguaj 28 milion dollarë”, tha Hanks.

Sipas Observer, Hanks tha se të gjithë mund të stimulonin përvojën e të shkuarit në hapësirë ​​duke u mbështetur në karriget e tyre dhe duke u tundur për disa minuta.

Hanks më pas vazhdoi të imitonte ushëtimin me raketë teksa ishte i ulur në karrige, duke thënë: Nuk kam nevojë të shpenzoj 28 milionë dollarë për ta bërë këtë. /Prive.al

Exit mobile version