UBT News

Aktori Peter Dinklage rrëfeu se sa e vështirë ishte për të të largohej nga seriali “Game of Thrones”

Ylli i serialit “Game of Thrones”, Peter Dinklage thotë se gjëja më e vështirë për të ishte të largohej nga seriali. Aktori 52-vjeçar, që portretizoi rolin e mashtruesit Tyrion Lannister në këtë serial për pothuajse një dekadë, thotë se kasta e aktorëve dhe ekipa ishin “familje”.

Në shou-in e Norton Graham ai tha: “Ishte koha të largohem, pavarësisht sa e vështirë ishte”.

“Mbase nuk shihemi për disa muaj dhe kemi shoqëri të mrekullueshme dhe prapë nuk e shohim njëri-tjetrin, por ishim familje. Unë jetoja në Irlandë, prandaj për mua nuk ishte vetëm shfaqje, ishte jetë, ishte vendimi më i vështirë që të largohem”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version