UBT News

Aktori Orlando Bloom takohet me presidentin Volodymyr Zelensky

Një numër i madh aktorësh dhe muzikantësh kanë udhëtuar drejt Ukrainës qëkur nisi lufta në shkurt të vitit 2022. Së fundmi edhe aktori britanik, Orlando Bloom, i cili vizitoi një qendër të fëmijëve dhe u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, të dielën.

“Nuk do ta prisja kurrë që lufta të përshkallëzohet në të gjithë vendin qëkur isha këtu”, shkroi Bloom në Instagram.

“Por sot, jam me fat të dëgjojë buzëqeshjen e fëmijëve në qendrën Spilno, që mbështetet nga UNICEF, një hapësirë e sigurt, e ngrohtë dhe edukative për fëmijët që të luajnë, mësojnë dhe marrin mbështetje psikosociale”, deklaroi ai tutje.

Bloom është ambasador i vullnetit të mirë për organizatën e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF./UBTNews/

Exit mobile version