Festivali i famshëm i Kanës u hap zyrtarisht për herë të 75-të, me shumë yje dhe të ftuar.
Ceremonia e hapjes më 17 maj u drejtua nga Julianne Moore, dhe festivali u hap me një shfaqje të filmit zombie Final Cut nga regjisori Michel Hazanavicius. Juria përfshin aktorë dhe regjisorë, duke përfshirë Rebecca Hall, Noomi Rapace, Deepika Padukone, Jeff Nichols dhe Asghar Farhadi.
Alban Ukaj, aktor kosovar dhe kryetar i Asamblesë së Shoqatës Kontakt nw Bosnje e Hercegovinë, pati një rol në filmin Tori dhe Lokita, me regji të Jean-Pierre & Luc Dardenne, i cili u përfshi në programin konkurrues të Festivalit të 75-të të Filmit në Kanë.
“Tori dhe Lokita” është një tregim në stilin e vëllezërve Dardenne, social dhe të angazhuar në shoqëri, për dy fëmijë, afrikanë, që kërkojnë letra në Belgjikë.
Kjo është hera e dytë që Albani shkon në Kanë me vëllezërit Dardenne. Ai mori pjesë për herë të parë në Festivalin e 61-të të Filmit në Kanë në vitin 2008 me filmin e tyre “Lorna’s Silence”.
Festivali më i madh i filmit në botë do të zhvillohet nga 17 deri më 28 maj./KultPlus