Aktori John Samos zbuloi se është abuzuar seksualisht si fëmijë nga një kujdestare.
Në librin e tij të ardhshëm të kujtimeve me titull “If you would have told me”, 60-vjeçari tha se u abuzua seksualisht kur ishte 10 apo 11 vjeç, porse nuk i tregoi askujt në atë periudhë.
“Unë duhet ta luaja personin e vdekur derisa të ndaleshin. Por nuk ishte totalisht agresive… nuk e di, nuk ishte mirë”, deklaroi ai në një intervistë për People.
“Nuk do të duhej të përballesha me ato ndjenja”, shtoi ai.
Ai tha se “iu desh ta shkruajë një libër për të kuptuar peshën e asaj që më ndodhi”./UBTNews/