Aktori dhe aktivisti kanadez, Chatan Kumar, i njohur gjithashtu si Chetan Kumar Ahimsa, u arrestua pasi shkroi një postim në Twitter kundër një gjyqtari të gjykatës së lartë që po merret me çështjen e hixhabit pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme për hixhabin në Karnataka.
Policia njoftoi se Chetan Ahimsa është arrestuar nga policia e qytetit Bengaluru.
Javët e fundit çështja e hixhabit në Indi u bë çështje tejet e diskutueshme. Gjithçka nisi kur studentët në një kolegj parauniversitar (i barasvlefshëm si gjimnaz), në distriktin Udupi të Karnataka-s, filluan të protestojnë muajin e kaluar për ndalimin e shamive. U lejohet mbajtja e hixhabit në kampus, por jo edhe në klasë. Që nga atëherë kjo çështje filloi edhe në shkollat tjera, meqë edhe ato bënë një lloj ndalese të hixhabit./UBTNews/