UBT News

Aktori i “Squid Game” shënon histori!

Ylli i “Squid Game”, O Yeong-su shënoi histori, meqë u bë aktori i parë korean që fitoi një çmim në Golden Globe. 77-vjeçari që luan rolin e Oh II-nam, i njohur gjithashtu edhe si lojtari 001 në serialin e suksesshëm të Netflixit, fitoi çmimin aktori më i mirë mbështetës, në një ceremoni virtuale që u transmetua live.

Nga Golden Globes thanë se marrë parasysh faktin që ai është një aktor i respektuar në Kore të Jugut, ky është nominimi i tij i parë në një event kaq madhor.

Kjo është hera e parë që një dramë televizive koreane apo aktor u nominua dhe fitoi çmim në Golden Globe.

“Squid Game” rrëfen ngjarjen e një grupi të dëshpëruar njerëzish që luajnë një seri lojërash misterioze dhe vdekjeprurëse për fëmijë në këmbim të një çmimi me vlerë miliona./UBTNews

Exit mobile version