UBT News

Aktori i “Riverdale” dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e të ëmës

Aktori amerikan, Ryan Grantham është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, Barbara Waite, në vitin 2020.

24-vjeçari që luajti rolin e Jeffery Augustine në dramën “Riverdale”, u dënua në Gjykatën Supreme të Kolumbisë Britanike në Vankuver të mërkurën. Ai u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë, ndonëse fillimisht ishte akuzuar për vrasje të shkallës së parë.

Prokurorët thanë se ai e kishte planifikuar edhe vrasjen e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

Grantham pranoi se kishte qëlluar nënën e tij në pjesën e pasme të kokës ndërsa ajo luante piano në shtëpinë e tyre, në veri të Vankuverit./UBTNews/

Exit mobile version