Aktori japonez, Sonny Chiba ka vdekur në moshën 82-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga COVID-19.
Chiba ishte yll në Japoni dhe njihej më së miri në perëndim për rolin e tij si mjeshtër i shpatës në filmin “Kill Bill”, të regjisorit amerikan, Quentin Tarantino.
Ai gëzoi një karrierë të suksesshme në ekran që përfshinte pesë dekada, ku mes tjerash veçohen rolet në filmat “Street Fighter” të viteve 1970 dhe “The Fast and The Furious: Tokyo Drift” të vitit 2006.
Agjenti i tij, Timothy Beal e përshkroi si “njeri të qetë, të shoqërueshëm dhe të kujdesshëm”./UBTNews