UBT News

Aktori i njohur thyen heshtjen pas këngës 10-minutëshe të Taylor Swift

Aktori i njohur Jake Gyllenhaal ka reaguar së fundmi ndaj versionit 10-minutësh të këngës së artistes Taylor Swift “All Too Well”, e cila thuhet se është dedikim për të.

Në një intervistë për ‘Esquire’, aktori ka deklaruar se kënga nuk është një dedikim për të dhe nuk flet për romancën e tyre.

”Kjo nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me marrëdhënien e saj me fansat e saj. Artistët përdorin përvojat personale për frymëzim, dhe unë nuk gjykoj askënd për këtë”, u shpreh ai.

Megjithatë, Jake , i cili çaktivizoi komentet e tij në Instagram në fund të vitit 2021 pas ripublikimit të këngës ka disa mendime për bullizmin online.

“Në një moment, unë mendoj se është e rëndësishme kur mbështetësit bëhen të padisiplinuar që ne të ndiejmë përgjegjësinë t’i kemi ata të jenë civilë dhe të mos lejojmë bullizmin kibernetik në emër të dikujt. Kjo ngre pyetje më të thellë filozofike. Jo për ndonjë individ, në vetvete, por një bisedë që na lejon të shqyrtojmë se si ne mund – ose duhet, madje – të marrim përgjegjësinë për atë që japim në botë, kontributet tona në botë”.

Kur u pyet nëse ai e ka dëgjuar Red (Albumi i Taylor), Gyllenhaal u përgjigj, “Jo”.  Aktori dhe këngëtarja u lidhën në vitin 2010, dhe u ndanë pas 2 muajsh në natën e Vitit Të Ri./lapsi.al

Exit mobile version