UBT News

Aktori i njohur ia dedikon filmin e ri një fansi që vdiq nga kanceri

Aktori Jason Momoa ia ka dedikuar filmin e tij të ri “Aquaman and the Lost Kingdom” një fansi të tij që së fundi vdiq nga kanceri.

8-vjeçari Danny Sheehan vdiq nga një formë e rrallë e kancerit në tru të dielën. Në një postim emocional, 42-vjeçari tha se me dhimbje e ka marrë lajmin për vdekjen e fansit të tij.

“Sapo e kuptova këtë lajm. U prehsh në paqe. Do të jetosh përjetësisht në zemrën time. Ia dedikoj filmin “Aquaman 2” këtij engjëlli”, shkroi ai mes tjerash në Instagram.

Momoa do të përsërisë rolin e tij si Aquaman në vazhdimin e këtij filmi në dhjetor të vitit 2022./UBTNews

Exit mobile version