UBT News

Aktori i shumënjohur kërkon foto nga Kosova për projektin e tij

Ylli i njohur i Hollywood-it, Joseph Gordon-Levitt, dje ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook, nëmbishkrimin e së cilës kërkon fotografi interesante nga Kosova, transmeton UBT News.

Levitt nuk jep shpjegime por thotë se bëhet fjalë për një projekt të ri shumë intersant.

Në krah fotos së realizuar në Kosovë ai shkruan:

Hey Kosovë!  Jam duke kërkuar fotografi interesante të realizuara nga kudo në Kosovë për një projekt të ri. Kështu që gjeni një foto tuajën dhe dërgojeni në këtë Link. 

Aktori i njohur ka luajtur në më shumë se 50 role, disa prej tyre në filma shumë të suksesshëm si: “The Dark Knight Rises”, “Mysterious Skin”, “Looper”, “Don Jon”, “The Walk”, “Inception” dhe “500 Days Of Summer”./UBTNews


Në linkun poshtë e gjeni postimin e tij:

https://www.facebook.com/JoeGordonLevitt/photos/a.192553260768346/4732612050095755/

Exit mobile version