UBT News

Aktori i Bollywood-it shtrihet në spital

Ylli i Bollywood-it, Akshay Kumar u shtri në spital një ditë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Aktori thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Edhe disa anëtarë të tjerë të grupit me të cilët ai po punonte për një film të ri në qytetin e Mumbait, rezultuan pozitiv me COVID-19.

Disa shtete indiane raportuan rritje të rasteve me COVID-19 në javët e fundit./UBTNews

Exit mobile version