UBT News

Aktori Ezra Miller akuzohet për vjedhje

Aktori amerikan, Ezra Miller u akuzua për vjedhje, pasi dyshohet se ka hyrë në një shtëpi në shtetin e Vermontit dhe ka vjedhur shishe me alkool.

Sipas një raporti të policisë, zyrtarët u njoftuan për thyerjen e shtëpisë më 1 maj në qytetin e Stamford.

Videoja e vëzhgimit i shtyu ata të dyshojnë për aktorin, i cili u bë i njohur me filma të shumtë, përfshirë edhe “Fantastic Beasts”.

Miller po përballet veçmas me akuza për sulm në Hawaii dhe akuza për abuzim nga disa gra.

Policia e Shtetit të Vermontit tha se nuk ishte askush në shtëpi kur u thye ajo./UBTNews/

Exit mobile version