UBT News

Aktori Eddie Redmayne i bie pishman për rolin e një transgjinori në filmin “The Danish Girl”

Aktori Eddie Redmayne thotë se ishte gabim që luajti rolin e një personazhi transgjinor në filmin e vitit 2015, “The Danish Girl”.

Ylli britanik u nominua për një çmim Oscar për rolin e tij sikurse Lile Elbe, një nga njerëzit e parë në botë që bëri një operacion të ndryshimit të gjinisë.

Filmi u vlerësua nga disa në atë kohë, por të tjerë menduan se një aktor trans duhet ta kishte marrë atë rol.

“Nuk do ta pranoja këtë rol tani. E bëra filmin me qëllimet më të mira, por mendoj se ishte gabim”, deklaroi ai.

“The Danish Girl” u publikua disa muaj pasi Redmayne fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rolin e profesorit Stephen Haking në “Theory of Everything”./UBTNews

Exit mobile version