Aktori Chris Noth, i cili njihet për rolin e tij si Mr.Big në serialin e famshëm “Sex and The City”, mohoi akuzat për sulm seksual ndaj dy grave.
Në një raport të publikuar të enjten nga The Hollywood Reporter, dy gra me pseudonimet Lily and Zoe, e akuzuan 67-vjeçarin për sulm seksual. Njëri sulm dyshohet se ka ndodhur më 2004 dhe tjetri në vitin 2015.
Noth – personazhi i të cilit u vra në episodin e parë të “And Just Like That…”, supozohet të ketë qenë aq i ashpër me një grua, saqë e bëri për trajtim spitalor. Gruaja tjetër tha se ajo ishte lënë “totalisht e dhunuar”, por më pas nuk e raportoi pasi ai e telefonoi dhe i la një mesazh duke u përpjekur të minimizonte atë që ndodhi.
“Akuzat kundër meje që u bënë nga disa gra me të cilat u takova vite më parë, madje edhe dekada, janë falso”, deklaroi ai.
“Sex and the City” u transmetua fillimisht nga viti 1998 deri në 2004. HBO njoftoi në fillim të këtij viti planet për të rifilluar shfaqjen, e cila u shfaq premierë më 9 dhjetor dhe vazhdon të publikojë episode të reja çdo javë./UBTNews