UBT News

Aktori Baldwin paditet nga familja e kinematografes që e vrau aksidentalisht gjatë xhirimeve

Familja e kinematografes Halyna Hutchins, e cila u qëllua për vdekje në xhirimet e filmit “Rust”, ngriti padi ndaj aktorit Alec Baldwin, kompanive të produksionit, producentëve dhe anëtarëve të tjerë të ekipit.

Hutchins u qëllua për vdekje në tetor të vitit të kaluar gjatë provave për një skenë filmi në Nju Meksiko. Kurse regjisori Joel Souza u plagos.

Familja e kinematografes pretendon se Baldwin dhe të tjerët dështuan të performojnë kontrolle sigurie dhe të ndiqnin rregullat e sigurisë për armët.

Gjatë një interviste me George Stephanopoulos të ABC-së në fund të vitit të kaluar, Baldwin tha se ai dhe Hutchins po planifikonin se si ajo donte t’i poziciononte dorën përpara se ta shkrepte armën, duke thënë më pas, “Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe të tërhiqja këmbëzën”./UBTNews

Exit mobile version