Aktori Alec Baldwin tha se komentet rreth protokollit të sigurisë në xhirime të filmave, pas rastit tragjik që ndodhi në xhirimet e filmit “Rust”, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins, që u bënë nga aktorët sikurse George Clooney, nuk i ndihmuan.
Në intervistën e parë pas incidentit tragjik, 63-vjeçari thotë se nuk i vlerësoi komentet që aktori Clooney i bëri pas tragjedisë.
“Epo kishte shumë njerëz që e ndien të nevojshme të jepnin komente në lidhje me situatën, gjë që vërtet nuk i shërbeu situatës. Aspak. Nëse protokolli juaj e kërkon që ta kontrolloni armën, atëherë, mirë për ju. Unë ndoshta kam përdorur armë po aq sa çdo aktor tjetër në filma me një karrierë mesatare”, deklaroi ai.
Baldwin mbajti armën me të cilën e qëlloi aksidentalisht për vdekje kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza më 21 tetor. Baldwin shpjegoi në intervistë se ai kurrë nuk e tërhoqi këmbëzën.
Aktori madje ka mohuar përgjegjësinë për të shtënat fatale me armë zjarri gjatë xhirimeve të filmit “Rust” gjatë muajit tetor./UBTNews