Një kinematografe u vra aksidentalisht dhe regjisori u plagos pasi aktori Alec Baldwin shtiu me armë zjarri gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në New Mexico.
Kinematografja Halyna Hutchins u dërgua në spital me helikopter, por vdiq si pasojë e plagëve të marra. E regjisori Joel Souza po trajtohet në kujdes intensiv.
Policia në shtetin amerikan tha se Baldwin e shkarkoi armën gjatë xhirimeve të filmit “Rust” të shekullit të 19-të.
Santa Fe New Mexican raportoi se 63-vjeçari Baldwin u pa të enjten jashtë zyrës së sherifit në lot./UBTNews