O Yeong-su, aktori 77 vjeçar i njohur si Lojtari 001 në Squid Game, duke treguar se si Netflix e ndryshoi jetën e tij, ai tha se nuk ka menaxher kështu që vajza e tij po e ndihmon me thirrjet dhe mesazhet, transmeton UBT News.
Aktori diskutoi se si në mënyrë drastike jeta e tij ka ndryshuar që nga debutimi i Squid Game dhe u tregua i sinqertë për anën e errët të famës.
Yeong-su gjithashtu foli për “Sindromën e Squid Game” dhe tha se shumë njerëz po përpiqen ta kontaktojnë atë, saqë atij i është dashur që vajza e tij ta ndihmojë atë.
“Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj thirrjet dhe mesazhet që kam marrur. Kështu që vajza ime më ka ndihmuar. Kur dal në një kafene apo diku tjetër, tani duhet të jem i vetëdijshëm [si shfaqem]. Më ka bërë të mendoj: ‘Të jesh i famshëm është gjithashtu e vështirë”.
Yeong-su është një aktor i cili ka vepruar për gati gjashtë dekada kur filloi karrierën e tij në 1963, përcjell UBT News.
Aktori gjithashtu foli edhe për filozofinë e tij personale, me ç’rast tha: ‘Shoqëria jonë shpesh pranon vetëm vendin e parë, sikur të tjerët nuk kanë rëndësi. Sikur ekziston vetëm vendi i parë, dhe vendi i dytë është i pakuptimtë. Por edhe pse vendi i dytë humbi nga vendi i parë, vendi i dytë gjithashtu mundi vendin e tretë. Pra, të gjithë janë në të vërtetë një fitues”.
Pavarësisht famës së tij, Yeong-su nuk po përpiqet ta shfrytëzoj famën e tij për sukes të mëtejshëm dhe është i kënaqur me vendin ku ndodhet në jetën e tij./UBTNews/