UBT News

Aktoren e famshme e ngatërrojnë me Beyonce-n

Laverne Cox është bërë së fundmi kryefjalë e mediave pasi njerëzit e ngatërruan me divën e muzikës, Beyonce, ani pse kjo e fundit nuk ishte prezente në US Open.

Një fans shkroi në Twitter se Beyonce ishte në US Open, dhe postoi një video ku shihej një grua me ngjyrë dhe flokë të gjata e ulur te audienca.

Megjithatë fansat shpejt reaguan duke i thënë se nuk është Bey, por aktorja dhe fituesja e Emmy, Laverne Cox. Kjo e fundit ndau videon në Instagram dhe shprehu mirënjohjen për këtë ngatërresë të ëmbël.

 “Më ngatërruan @Beyonce në #USOpen sonte, më pas bëra trend në Twitter, pasi interneti po qesh mbi identitetin e gabuar”, shkroi mes tjerash ajo./UBTNews/

Laverne Cox Mistaken for Beyonce at 2022 US Open | E! News

Exit mobile version