UBT News

Aktore e njohur por edhe sipërmarrëse

Reese Witherspoon është një nga aktoret më të vlerësuara nga publiku amerikan, dhe jo vetëm. Por 45- vjeçarja fituese e një çmimi Oskar shkëlqen edhe si sipërmarrëse.

Kompania “Hello Sunshine” e aktores, prej vitit 2016 kur është themeluar, ka prodhuar dhjetëra projekte që në fokus kanë patur femrën, mes tyre “Big little lies,” “The Morning Show,” dhe “Little fires everywhere”.

Por është lajm i orëve të fundit që një kompani e re mediatike, e drejtuar nga dy ish drejtues ekzekutive të Disney-t, Tom Staggs and Kevin Mayer, kanë blerë “Hello Sunshine”, me ndihmën e një prej fondeve më të pasura në botë, Blackstone.   

WItherspoon thotë se arriti marrëveshjen në shumën e 900 milionë dollarëve, vetëm për ta bërë kompaninë më argëtuese, me më shumë impakt global, për të sjellë histori të jashtëzakonshme të grave të mëdha.

Exit mobile version