UBT News

Aktivistja ukrainase ndër fitueset e çmimit “Alternative Nobel”

Një aktiviste ukrainase për të drejtat civile është ndër fitueset e çmimit vjetor Right Livelihood – i njohur si “Alternative Nobel”.

Oleksandra Matviichuk që është në krye të Qendrës për Liritë Civile, u nderua “për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme demokratike në Ukrainë dhe modelimin e një rruge drejt përgjegjësisë ndërkombëtare për krimet e luftës”.

Matviichuk tha se “tani po kalojmë një periudhë shumë dramatike të historisë së Ukrainës … ky çmim është një gjest mbështetjeje për luftën tonë në përgjithësi, dhe për punën time, në veçanti”./UBTNews/

Exit mobile version