Në Bjellorusi ka nisur procesi gjyqësor ndaj aktivistit për të drejtat e njeriut, fitues i çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski.
Bialiatski u arrestua gjatë protestave antiqeveritare në vitin 2021 dhe mbështetësit e tij thonë se regjimi autoritar i liderit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, po përpiqet ta heshtë.
Ai akuzohet për pastrim parash për të financuar aktivitetin e opozitës, sipas Qendrës së të Drejtave të Njeriut Viasna (Pranverë), të cilën e themeloi Bialiatski. Ai rrezikon deri në 12 vjet burg.
Bialiatski, i cili ishte një nga tre fituesit e Çmimit Nobel për Paqe vitin e kaluar, është mbajtur pa gjyq që nga arrestimi i tij./UBTNews/