Kreu i grupit që po ndihmonte njerëzit të iknin nga Bjellorusia, është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij në Ukrainë, raporton BBC.
Vitaly Shishov është gjetur i varur në një park në Kiev, një ditë pasi u raportua si i zhdukur. Policia ka nisur hetim për vrasje.
Po hetohet nëse Shishov është vrarë dhe është bërë të duket si vetëvrasje.
Shishov ishte lidhur i Shtëpisë Bjelloruse në Ukrainë, duke ndihmuar ata që po iknin nga Bjellorusia pas shtypjeve të dhunshme të protestave.
Ukraina, Polonia dhe Lituania, kanë qenë destinacione të preferuara të bjellorusëve që po iknin nga persekutimi pas protestave masive që nisën pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi në gusht të vitit 2020./koha