UBT News

Aktivistët libanezë kundër ndërtimeve buzë plazhit

Në një pjesë të pacenuar të bregut verior të Libanit, një vizitor i rrallë detar ka nxitur kundërshtimin ndaj një zhvillimi buzë detit, në një vend ku ndërtimet e pakontrolluara kanë penguar aksesin në plazhe.

Grupi mjedisor Terre Liban ka paralajmëruar se një zhvillim i propozuar në terren rrezikon të shkaktojë shembjen e shpellës, duke shkatërruar vendin e izoluar.

Fokat mesdhetare dikur ishin të bollshme, por tani konsiderohen të rrezikuara nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, i cili përmend kërcënime duke përfshirë humbjen e habitatit.

Milad Fakhri nga Qendra Kombëtare për Shkenca Detare thotë se foka janë parë në ujërat libaneze në vitet e fundit, por “asnjë studim zyrtar nuk është kryer” për numrin e tyre.

Abi Yunes, një nga ata me fat që kishte shkrepur një foto të fokës e cila shihet pranë plazhës ku është shpella në fjalë, tha se ishte i vendosur të mbronte zonën.

“Kjo vilë nuk duhet të ndërtohet… mbi një shpellë që është shtëpi për një kafshë të kërcënuar me zhdukje”, tha ai.

Banorët e Amchit akuzojnë autoritetet për dritën jeshile të ndërtimit.

Pjesa më e madhe e bregdetit të Libanit është e mbushur me struktura dhe zhvillime formale dhe joformale, disa prej tyre të braktisura.

Ndërtimi i shfrenuar nuk është i ri në Liban, por tani “njerëzit mobilizohen më shumë për të mbrojtur domenin publik”, tha Ayoub.

Grupi i tij ka regjistruar më shumë se 1100 shkelje ndërtimi në bregdetin libanez./UBTNews/

Exit mobile version