Dy aktiviste të mërkurën lyen duart me bojë të kuqe dhe më pas prekën xhamin mbrojtës në “The Artist’s Garden at Giverny”, një pikturë e impresionistit francez, Claude Monet.
Kjo pikturë u shfaq në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Stokholmit. Incidentin e konfirmoi zyra për shtyp e muzeut.
“Pasditen e datës 14 qershor rreth orës 14:30. (8:30aET) u krye një aksion në Muzeun Kombëtar në Stokholm. Dy persona lanë gjurmë dore me një lloj boje në një vepër arti të artistit Monet në ekspozitën “The Garden – Six Centuries of Art and Nature”, njoftoi zyra e shtypit e muzeut.
Policia doli në vendin e ngjarjes dhe arrestoi dy gra./UBTNews/