UBT News

Aktivistët antiqeveritar bjellorusë marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj avionit rus

Aktivistët antiqeveritar bjellorusë kanë marrë përgjegjësinë për atë që ata thanë se ishte një sulm me dron ndaj një avioni ushtarak rus pranë Minskut.

Lideri i organizatës antiqeveritare BYPOL, Aliksandr Azarov, mori përgjegjësinë për sulmin ndaj një avioni rus A-50 në Telegram.

BYPOL tha se sulmi i së dielës dëmtoi pjesën e përparme dhe qendrore të avionit, si dhe radarin dhe antenën e tij në bazën ajrore Machulishchy pranë kryeqytetit bjellorus, Minsk.

Z. Azarov tha se operacioni ishte përgatitur për disa muaj.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ka pasur disa akte sabotimi në Bjellorusi dhe në rajonet ruse në kufi me Ukrainën, veçanërisht në sistemin hekurudhor.

Ndërkohë që Bjellorusia nuk ka marrë pjesë direkte në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por i ka lejuar forcave të saj akses për të përdorur territorin si një pikënisje — në fillim të pushtimit një vit më parë./UBTNews/

Exit mobile version