UBT News

Aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të shkollës fillore në Malishevë, ngacmoi seksualisht një nxënëse

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 nen paragrafin 3.10, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se më 16 dhjetor 2022, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, të dëmtuarën e mitur E.K.

E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Exit mobile version