UBT News

Aksione kundër narkotikëve në rajonin e Prishtinës: Arrestime dhe sekuestrime

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka realizuar disa aksione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Graçanicë, që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike dhe arrestimin e disa personave.

Në Fushë Kosovë, policia arrestoi një person pasi gjatë kontrollit në trup dhe në vendbanimin e tij, gjeti dhe sekuestroi rreth 98 gramë marihuanë dhe një peshore elektronike. Me vendim të prokurorit, ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Graçanicë, janë arrestuar katër persona – tre burra kosovarë dhe një shtetase gjermane. Arrestimi i tyre erdhi pasi gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonin, policia gjeti një sasi të marihuanës. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër u regjistrua në Prishtinë, ku një person është shoqëruar në stacionin policor pasi iu gjet një sasi e vogël prej 1.8 gramë marihuanë. Edhe ky rast, me vendim të prokurorit, do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Exit mobile version