UBT News

Aksidenti me 4 viktima, në gjendje të rëndë e mbijetuara Ramadani

Të dielën që lamë pas katër anëtarë të familjes Ramadani vdiqën në një aksident të rëndë që ndodhi në magjistralen Shtime-Ferizaj, e një e lënduar.

Aty mbetën të vdekur Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (emër i njohur për redaksinë – djali i Naimit).

Që nga ajo ditë, Ibadete Ramadani, [motra e Naimit], qëndron të jetë në komë.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, drejtori i Klinikës Intensive të QKUK-së, Shaqir Uka.

Ai tha se Ibadetja do të qëndroj edhe për një kohë në komë për shkak të lëndimeve serioze që ka.

“Pacientja që po i referoheni vazhdon të qëndroj fjetur me barna, është e lidhur për aparatet e frymëmarrjes dhe ka shumë lëndime serioze dhe vazhdon të merr trajtimin e mëtutjeshëm, kështu do të vazhdoj edhe për një kohë.

Lëndime ka duke filluar nga regjioni i kokës, regjionin e gjoksit edhe regjionin e komplikut dhe atë të ekstremitetit”, tha ai për IndeksOnline.

Ndryshe, të hënën, pas ceremonisë së varrimit, familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve.

Sipas tyre, deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M. ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VË Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt, nga Shtimja në drejtim të Ferizajt.

Kujtojmë se, 22 vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Burimi: IndeksOnline

Exit mobile version