Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në aksin rrugor Rrëshen–Reps në Shqipëri, ku një shtetase nga Kosova ka humbur jetën.
Sipas raportimeve, viktima sapo kishte zbritur nga autobusi dhe ka tentuar të kalojë rrugën, kur është goditur për vdekje nga një automjet.
Si pasojë e aksidentit, një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Tiranë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi: Top Channel
/A.K/
