UBT News

​Aksident tragjik në rrugën Komoran–Carralevë, humb jetën një person

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën Komoran–Carralevë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur disa automjete të parkuara përgjatë rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njësitet relevante të Policisë, përfshirë njësinë e trafikut rajonal, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Exit mobile version