Një person është lënduar dje rreth orës 17:00 në Prishtinë ku ndodhi një aksident trafiku mes dy veturave.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili theksoi se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.
Ky aksident dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një veture që doli nga korsia e majtë dhe goditi një makinë tjetër të ndalur në korsinë e kundërt./S.K/KP/