UBT News

​Aksident në Komoran, humb jetën një person dhe dy të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar. Aty kanë qenë të përfshira gjashtë automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë.

Hoxha tha se pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës.

Ndërkaq, Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK, ka thënë se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Exit mobile version