Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Skënderbeu” në Skenderaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima u godit nga një veturë në lëvizje, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar menjëherë në vendngjarje nën dyshimin për shkaktim të aksidentit nga pakujdesia.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet tashmë në mbajtje për procedime të mëtejshme gjyqësore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur për vdekje këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
