UBT News

Aksident me fatalitet: Një i vdekur dhe pesë të lënduar në Dollc të Klinës

Lajm i përditësuar

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit në fshatin Dollc të Klinës kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar për në shtëpi në gjendje stabile shëndetësore.

Ndërkohë një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë dhe mbetet nën kujdesin e ekipeve mjekësore, por sipas spitalit, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi sot ndërmjet një veture dhe një autobusi, ku shoferi i veturës mbeti i vdekur.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe autobusit në ora 06:10 në mëngjes ku nga ky aksident janë lënduar edhe pesë persona tjerë.

“Policia thotë se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugës, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesën ballore”, thuhet në njoftim zyrtar.

“Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor.” thotë PK.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

 

Exit mobile version