Skiatorja amerikane Nina O’Brien u përfshi në një aksident të rëndë gjatë garës së dytë të sllallomit gjigant për femra në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
24-vjeçarja O’Brien u pengua te flamuri i fundit i pistës për t’u përplasur më pas me barrierat mbrojtëse me një shpejtësi tepër të madhe.
Ajo u trajtua nga të paktën katër mjekë përpara se të transportohej me barelë, ndërsa gara u pezullua përkohësisht.