Dy persona të moshës 22 dhe 24-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekovnicë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një veturë në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Personat e përfshirë u dërguan për trajtim mjekësor, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /E.A/
