UBT News

Aksident fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”: Humb jetën shoferi i kamionit, dy të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, në kilometrin e 29-të të autostradës, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Viktima është drejtuesi i kamionit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, drejtuesi i veturës dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor dhe prokurorja kujdestare, me urdhër të së cilës trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse. /E.A/

Exit mobile version