Një person ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Ruboc të Kamenicës, pas një aksidenti me traktor.
Rasti ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit dhe po hetohet nga autoritetet si “vdekje e dyshimtë”.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, viktima burrë ka qenë në traktor dhe për shkaqe ende të pasqaruara, mjeti është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga përmbysja e mjetit, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, teksa hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. /E.A/
