UBT News

​AKKVP demanton Petar Petkoviq

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka hedhur poshtë deklarimet e kreut të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Petar Petkoviq lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke i konsideruar ato si përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim.

Petkoviq gjatë ditës në rrjetin X kishte shkruar mbi një rast të pronës në veri të Mitrovicës, me pretendimet se ajo i takon një pjesëtari të komunitetit serb.

AKKVP ndërkohë thotë se rasti në fjalë, që përfshin pronën e familjes Ferki Shipolli, është trajtuar që në vitin 2005, ku është vërtetuar se pala është poseduese e ligjshme e pronës.

“Rikthimi i pronës bëhet përmes procedurave të rregullta ligjore dhe zbatohet ndaj çdo uzurpimi të paligjshëm, pavarësisht përkatësisë etnike apo statusit të palës. Deklaratat e tilla si kjo e Petkoviq janë të papranueshme pasi ato nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe bashkëjetesën.”, rikujton AKKVP.

AKKVP zbaton vendime përfundimtare të institucioneve ligjore në përputhje me mandatin dhe kornizën ligjore në fuqi, dhe se mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor të mandatit të saj.

Exit mobile version