Akil Gjakova, xhudisti nga Kosova, ka filluar me sukses garën e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke kaluar rrethin e parë me sukses përballë brazilianit Daniel Cargnin në kategorinë -73kg.
Tani, Gjakova ka mësuar kundërshtarin e tij të radhës për rrethin e ardhshëm të garës. Ai do të përballet me austriakun Samuel Gassner, ndaj të cilit do të garojë brenda një oreje.
Kjo është një mundësi e rëndësishme për Akil Gjakovën për të vazhduar përpara në garën e tij dhe për të përfaqësuar Kosovën me sukses në arenën ndërkombëtare të xhudos./UBTNews/